Ende nuk ka filluar pjesa e dytë e finales së Superkupës, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Zyrtarët e ndeshjes ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar për fatin e kësaj ndeshje, shkruan Gazeta Express.
Pas përfundimit të pjesës së parë pati një eskalim situate, pas përplasjes mes dy grupeve të tifozëve.
Të pranishëm janë “Plisat” dhe “Torcidat”.
Tani raportohet se ka nisur zbrazja e palestrës, teksa mbetet të shihet nëse pjesa e dytë do të vazhdojë pa praninë e tyre.
Kujtojmë se pjesa e parë u mbyll me rezultatin 28:23 në favor të Prishtinës. /Gazeta Express/








