Mal Retkoceri, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin "Canapé", të moderuar nga Shpend Lipa, ku ka folur për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës në RTSH.
Me këngën e tij të titulluar “AntiHero”, Mal Retkoceri ka treguar se është gati për të konkurruar me emra të njohur të industrisë muzikore, përfshirë këngëtaren Elvana Gjata, e cila është përfolur si një nga favoritët për të fituar këtë vit.
Në intervistë, Mali u shpreh se është i kënaqur me pjesëmarrjen e tij dhe është krenar që po merr pjesë në një festival të rëndësishëm si ky.
Se çfarë ka thënë më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.








