Në prag të ndeshjes miqësore së kombëtares së Shqipërisë me Jordaninë, në konferencë për shtyp doli Sylvinho, së bashku me mbrojtësin, Klinsman Cake.
Cake, i cili u ftua për herë të parë te kombëtarja shqiptare ka thënë se kjo është një ndjesi e veçantë, teksa bëri një thirrje për tifozët shqiptarë.
“Po jetoj një ëndërr, Kombëtarja të jep ndjesi të papërshkrueshme. Jemi gati në çdo moment për Kombëtaren, askush nuk të premton se do të luash. Nesër i ftoj të gjithë tifozët të vijnë të festojnë me ne pas asaj fitoreje të madhe në Serbi”, tha Cake në konferencë për shtyp.
Ndeshja Shqipëri – Jordani luhet në “Air Albania” më 14 tetor, dhe fillon nga ora 19:00.
Paraprakisht këtë muaj, kombëtarja shqiptare mori një fitore të madhe ndaj Serbisë në udhëtim, duke fituar 1-0 me golin e Rey Manajt./GazetaExpress/








