Paul Pogba e ka publikuar një video të veten duke u stërvitur i veshur në fanellën e Juventusit, por ka këmbëngulur se e ka bërë një gjë të tillë thjesht për t’i mbështetur miqtë e vet, Blaise Matuidi dhe Albin Ekdal, të cilët janë infektuar me koronavirus.
Juventusi i ka dy futbollistë të prekur me koronavirus, Matuidi dhe Daniele Rugani, derisa Ekdal është njëri prej disa futbollistëve të Sampdorias që janë infektuar së fundmi, transmeton Gazeta Express.
Mesfushori i Manchester Unitedit, Pogba, për të cilin është përfolur se do të kthehet në Juventus, sapo i ka nxitur spekulimet, duke e postuar videon ku shihet në fanellë të bardhezinjve.
“Duke i përkrahur miqtë tanë Blaise Matuidi, Albin Ekdal dhe të gjithë atletët dhe njerëzit nëpër botë! Qëndroni të fortë, rrini në shtëpi dhe të sigurt”, shkroi Pogba në Instagram.
“(E di se disa do të flasin për fanellën e Juventusit. Por unë thjesht po i përkrahi miqtë e mi... kjo është e gjitha, asgjë më shumë)”, shtoi ai.
Pogba po stërviste me fanellën e Matuidit me numër 14./Gazeta Express/








