Një burrë është arrestuar në Kamenicë pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht policët që ishin duke u marrë me një rast.
Policët kanë pësuar lëndime, për çka edhe kanë marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Fsh. Rogoqicë, Kamenicë / 18.01.2026 – 13:51. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht, dhe më pas edhe kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me një rast. Si pasojë e sulmi dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”








