Nga raporti 24-orësh i policisë njoftohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar është zënë në flagrancë nga njësiti policor duke kryer vjedhje në një lokal.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se kishte kryer edhe një vjedhje në një lokal pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar ku kishte vjedhë: 11 makina elektrike për prerje të flokëve, 10 sapunë të rrojës dhe 3 telefona celularë të cilat i janë sekuestruar dhe i janë kthyer pronarit.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaExpress/








