Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur dje në Korreticë të Drenasit.
Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari, i cili në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë afër parkut të biznesit, derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin, kishte shkaktuar aksident në të cilin kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Gjithashtu, një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.








