Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar dy persona ndaj të cilëve kishte urdhërarrest gjyqësor e të cilët ndodheshin në arrati.
“L.K, mashkull 30 vjeç, i dënuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor” me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim. L.M mashkull, 27 vjeçar , i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” me 3 (tre) vite burgim (përfshirë edhe periudhën e arrestit shtëpiak 6 muaj)”, njoftoi policia.
Pas arrestimit të dy personat janë dërguar për vuajtje të dënimit konform vendimeve gjyqësore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë tha se mbetet “e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe vazhdon angazhimin për kapjen e personave të kërkuar dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike”.








