Dje policia ka kontrolluar një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac të Leposaviqit, ku ka gjetur dhe sekuestruar:
- 60 fishekë,
- 3 karikator,
- 1 kuti metali,
- 1 helmete ushtarake,
- 1 jakne me emblemë te Serbisë,
- 1 fotroll për mbajtjen e shishes se ujit(ushtarake),
- 1 fotroll ushtarake për thik,
- 1 pjese e anti-plumbit (stiropor),
- 1 qante ushtarake,
"Te gjitha veprimet e ndërmarruara janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”."
Në lidhje me këtë rast është identifikuar një person si i dyshuari dhe i cili është në interes të policisë që i njëjti të intervistohet.
"Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192."








