Politikania serbe, Marinika Tepic, ka shkruar në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Ajo ka akuzuar regjimin e Aleksander Vuçiqit për organizim të kampanjës së linçimit së Ivanoviq, përmes TV Most.
Tepic thotë se televizioni në fjalë ku është transmetuar një video kundër Oliver Ivanoviqit financohet 100 % nga qeveria e Serbisë.
Politikania serbe e ka akuzuar regjimin e Vuçiqit se i kanë "duart me gjak".
“Transmetimi i videos monstruoze kundër Oliver Ivanoviqit u bë i mundur nga Qeveria serbe e kryesuar nga Ana Brnabiq dhe Zyra për Kosovën e Marko Gjuriqit.Kjo thirrje për linçim u transmetua për herë të parë në TV Most, e cila është pjesë e Ndërmarrjes Publike Mreža-Most, e themeluar nga Qeveria serbe. Qeveria financon këtë kompani informacioni publik pothuajse 100%.Në vitin 2017, me 157 milionë dinarë subvencione nga Qeveria Ana Brnabiq, dhe 4 milionë të ardhura vetanake. Duart tuaja janë të përgjakura!”, ka shkruar ajo në X.
Emitovanje monstruoznog spota protiv Olivera Ivanovića omogućili su Vlada Srbije na čelu sa Anom Brnabić i Kancelarija za KiM Marka Đurića.
Naime, taj poziv na linč pušten je prvo na TV Most koji je u sastavu JP Mreža-Most, a čiji je osnivač Vlada Srbije.
Vlada ovo svoje javno… pic.twitter.com/XHhjpa4yv2








