folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
Gazeta Express
  • Lajme
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Te tjera
    • Lajme

      ShqipëriMaqedoniFoleja.comImpresum
    • Sport

      BasketbollFutbollSporte tjeraBokseSPORTSEuro 2024
    • OP/ED

      Shkurt e Shqip
    • Rozë

      MuzikeTV/FilmYjet
    ☰

Edicioni

KosovëShqipëriMaqedoni
T7Foleja
T7
Gazeta Express
T7
Foleja
  • Lajme
  • Aktuale
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Shneta
  • Facebook
  • Instagram
  • X
  • YouTube
  • TikTok

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

All rights are reserved, Gazeta Express 2025

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

OP/ED

Politikë e turpshme me viktima

Gazeta Express

20 Nëntor 2020 09:45

Shpërndaje
4min
FacebookTwitterWhatsAppEmail
Politikë e turpshme me viktima
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Një i mbijetuar i masakrës së Krushës së Madhe po “masakrohet” në Tiranë, si pjesë e fushatës parazgjedhore. Në Prishtinë të pagjeturit po përdoren për poenë politikë. Gërditshëm dhe turpshëm. Në Serbinë e Vuçiqit, ndërkaq, po hapen varreza të reja me trupa shqiptarësh

Imer Mushkolaj

Ishte fort zhgënjyese të dëgjosh deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten, teksa bënin luftë - njëzet vjet pas luftës - për poenë politikë, duke përdorur tragjedinë e personave të pagjetur dhe fatkeqësinë e familjarëve të tyre. Duke marrë merita për partinë e vet e duke sharë e akuzuar të tjerët, ata për orë të tëra shpërfaqën realitetin e hidhur - se sa ka bërë shteti dhe shoqëria kosovare për të zbardhur fatin e qindra njerëzve, familjet e të cilëve presin në ankth.

U tha e ç’nuk u tha në foltoren e Kuvendit për ato që janë bërë e duhet të bëhen, por është e dhimbshme të mendosh se të pagjeturit po shërbejnë si monedhë kusuritjeje ndërmjet partive politike, ndërkohë që fati i tyre do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Më se dy dekada pas luftës e gati një dekadë pas fillimit të bisedimeve me Beogradin, varreza të tjera me trupa shqiptarësh po gërmohen në Serbi, e narrativa e asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë po ndryshon. Jo me fajin e Beogradit, sa me fajin dhe papërgjegjësinë e pjesës më të madhe të klasës politike në vend.

Aleksandër Vuçiq e Ivica Daçiq kanë qenë pjesë e regjimit të Slobodan Milosheviqit, pjesë e aparatit shtetëror kriminal që kreu masakra të tmerrshme në Kosovë. Por, përkundër kësaj, Kosova dialogoi dhe po vazhdon të dialogojë me ta, pa më të voglin kushtëzim sa i përket të pagjeturve. Për më keq, kjo çështje u trajtua si teknike dhe nuk u vu në tavolinën e bisedimeve si prioritare për të marrë përgjigje.

Për gati një dekadë Vuçiq e Daçiq u paraqitën si paqësorë dhe të gatshëm të gjejnë zgjidhje, ndërkohë që në territorin e shtetit të tyre vazhdonin të fshihnin kufoma shqiptarësh. Dialogu vazhdonte, marrëveshjet nënshkruheshin, e Beogradi i mbante peng eshtrat e civilëve të pafajshëm. Në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq, të zgjedhurit e popullit bëheshin pjesë e një maskarade. Qesharake sa s’ka, po të mos ishte e dhimbshme fort.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

* * *

Lufta dhe viktimat e saj nuk kanë lënë pa u kthyer në monedhë kusuritjeje edhe në Shqipëri. Tash sa ditë atje ka plasur debati për rolin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kohën e luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Milaim Bellanica, i mbijetuar i masakrës së Krushës së Madhe pretendon se e ka xhiruar këtë krim dhe kasetën me incizime ia ka dhënë Bashës, në atë kohë zyrtar i Tribunalit të Hagës. Sipas tij, BBC ka transmetuar vetëm dy minuta pamje, por kaseta, përkundër kërkesave të vazhdueshme dhe takimit me Bashën, nuk i është kthyer asnjëherë.

Bellanica, viktimë e masakrës, është kthyer në “mish për top” për pushtetin, opozitën dhe mediat në Shqipëri. “Masakrimi” i tij ka mbërritur në atë pikë, sa ish-kryetari i PD’së, Sali Berisha, e ka quajtur të çmendur dhe që punon për llogari të Serbisë. Pra, në vend që Basha të jep një përgjigje për pretendimet e Bellanicës, po bëhen përpjekje të gërditshme që ai të shpallet i çmendur dhe i paguar nga kushedi kush për pretendimet e tij.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

E turpshme të shohësh se si një ngjarje e tmerrshme si masakra e Krushës së Madhe dhe një i mbijetuar i kësaj masakre, si Bellanica, po përdoren për fushatë zgjedhore në Shqipëri, po përdoren për qërim hesapesh ndërmjet oponentëve politikë. Pa fije turpi po bëhet politikë me viktima. Milaim Bellanica, viktimë e regjimit serb, po “masakrohet” sërish - kësaj radhe në Tiranë.

Ky njeri që pa tmerrin me sy dhe ia doli ta xhirojë në shirit filmik po kërkon vetëm përgjigje se çfarë ndodhi me kasetën e tij, me pamjet që dokumentonin krimin e Slobodan Milosheviqit, ai nuk ua ka borxh as partisë në pushtet, as opozitës, e as një pjesë të mediave në Shqipëri që ta trajtojnë në mënyrë mizore, madje edhe ta shpallin të çmendur. Të bëjnë politikë me një viktimë krimi.

* * *

Në gjithë këto vite pas luftës, politikë me viktimat ka bërë Beogradi. Ish-anëtarët e aparatit shtetërore të Milosheviqit, “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, ia kanë dalë që para botës të paraqiten si paqësorë e demokratë, pavarësisht se vazhdojnë të fshehin varreza masive me trupa shqiptarësh. Jo për fajin e tyre, sa për fajin e të gjithë atyre udhëheqësve politikë të Kosovës, që denjuan të bisedojnë e arrijnë marrëveshje me ta, pa ua kushtëzuar të paktën me kthimin e eshtrave të shqiptarëve.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Milaim Bellanica është vetëm një ndër viktimat - simbol i krimit shtetëror serb, që po zvetënohet përballë luftës për poenë politikë në Prishtinë e Tiranë. Gërditshëm dhe turpshëm.

20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:31
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"
20:18
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot
20:01
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar
19:43
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar
14:30
Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë
19:37
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!
19:04
Del jashtë funksionit një transformator, zona e Ferizajt mbetet pa rrymë, KOSTT thotë se punojnë për ta kthyer
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
18:51
Vjosa Osmani me Sokol Halitin e LDK'së në Smirë të Vitisë për inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu
Sponsored
CYBEE

Protect your business
from modern threats

Endpoint security, cloud protection, and compliance reporting in one simple platform.

Book a Demo
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

të ngjashme

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

OP/ED
50d më parë

Po rrezikoni shtetin, zgjedheni Presidentin

OP/ED
53d më parë

Tërmetet brenda NATO-s dhe komoditeti ynë i budallëm

OP/ED
54d më parë
FacebookTwitterWhatsAppEmail
folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Të Tjera

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

50d më parë
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
50d më parë
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Sport
50d më parë
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
50d më parë
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
50d më parë
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Lajme
50d më parë
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

Lajme
50d më parë
Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Lajme
50d më parë
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet