DHL EXPRESS 3P SHPK nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se në ditët e fundit është shënuar rritje e rasteve të mashtrimeve digjitale përmes mesazheve telefonike.
Sipas tyre, këto mesazhe kanë cak përdoruesit në Kosovë duke u paraqitur rrejshëm si njoftime zyrtare nga DHL EXPRESS-3P SHPK.
Kompania njofton se këto mesazhe janë të ndërtuara me gjuhë zyrtare dhe me elemente që krijojnë ndjenjë urgjence dhe synojnë të mashtrojnë përdoruesit që të klikojnë në linqe të rreme dhe të japin të dhënat personale.
Tutje DHL EXPRESS-3P SHPK paralajmëron qytetarët që mos të bien pre e këtyre skemave.
“Njoftim i rëndësishëm për klientët e postes se shpejte DHL EXPRESS 3P SHPK Në ditët e fundit është shënuar rritje e rasteve të mashtrimeve digjitale përmes mesazheve telefonike, të cilat kanë cak përdoruesit në Kosovë duke u paraqitur rrejshëm si njoftime zyrtare nga DHL EXPRESS-3P SHPK. Këto mesazhe, të ndërtuara me gjuhë zyrtare dhe me elemente që krijojnë ndjenjë urgjence, synojnë të mashtrojnë përdoruesit që të klikojnë në linqe të rreme dhe të japin të dhënat personale. DHL EXPRESS-3P SHPK paralajmëron qytetarët që mos të bien pre e këtyre skemave” thekson njoftimi.
Gazeta Express ka siguruar njoftime të kësaj natyre të cilat janë konfirmuar edhe nga DHL.










