Kim Kardashian është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale, pasi postoi një vizatim që thoshte se e ka bërë vajza e saj, North.

Ajo tregoi vizatimin e një peizazhi, ndërsa shkruante “artistja ime e vogël North”.

Por duke parë vizatimin shumë të arrirë, fansat kanë hedhur dyshime se ai nuk mund të jetë bërë nga një fëmijë vetëm 7-vjeç.

E madje, ata akuzojnë Kim Kardashian se ka modifikuar imazhin, për të vendosur mbi të emrin e së bijës.
Por Kim ka zgjedhur të mos reagojë, pavarësisht komenteve dhe akuzave të shumta.








