Dasmat në rajonin e Dukagjinit nuk mund të paramendohen pa të.
Jehona e defit të saj dëgjohet pothuajse në çdo aheng familjar të kësaj ane.
Defatorja Miradije Meho nga Prizreni, nuk e ka pothuajse asnjë ditë të lirë nga ftesat që i merr.
Jo rastësisht është këtu dhe më e kërkuara, pasi që me këtë punë merret që nga mosha 13-vjeçare.
“Unë qe 40 vjet me def jom, prej 13 vjet ja kom nis me def, sefte kur kam dal shumë jam tut, kapak kapak tani u msova", tha Meho për T7.
Me punën që bën ajo fiton mjaftushëm, dhe jeton një jetë të lumtur.
“Elhamdulilah mirë është, prej defit i kom rrit fmit, qit shpi e kom bo", shtoi 64-vjeçarja
Për të dëgjuar rrëfimin e saj dhe sa fiton në ditë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.








