Arbër Prekazi, futbollisti i Ballkanit, tha se kishin ardhur në “Fadil Vokrri” për t’i marrë pikët e plota kundër Prishtinës, por në fund ndeshja u mbyllë 0-0.
“Nuk kishim ardhur këtu për barazim, por e dinim se Prishtina janë të fortë dhe kanë kundërsulme të mira. Sido që të jetë kjo pikë e fituar për ne, është pozitive”, tha ai.
Natyrisht, për Ballkanin, kjo ndeshje është si një fitore sepse pavarësisht barazimit, ata janë lider në IPKO Superligë me 41 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Prishtina në vendin e katërt me 38 pikë. /Gazeta Express/








