Sonte në Prishtinë është shfaqur premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”
Para filmit gazetarët kanë pasur pyetje më së shumti për aktorin e këtij filmi, protagonistin e filmit dhe fituesin e Big Brother, Luiz Ejlli dhe për aktoren Olta Gixhari.
Një ndër pyetjet më interesante ishte edhe ajo që dyshja, që konsideroheshin “armiq” në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 2, se pse nuk janë “ulur më afër”.
Dyshja nuk dha përgjigje por që të dy buzëqeshen më ironi.
Filmi “Në kuadër të dashurisë” pritet të shfaqet në Cineplex në Kosovë dhe sipas informacioneve të para biletat për këtë film janë shitur për tri ditët e ardhshme. /GazetaExpress/














