Talenti anglez i Dortmundit do të donte më shumë të luajë në La Liga sesa të rikthehet në Premierligë
Jadon Sancho nuk do ta preferonte një rikthim në futbollin britanik.
Talenti anglez po shkëlqen në Bundesligë me Borussia Dortmundin dhe në fund të sezonit mund të largohet nga Gjermania.
Mediat e huaja shkruanin se përfaqësuesi anglez mund të përfundojë në Angli, ku e duan Manchester United, Manchester City e Liverpooli.
Por, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se futbollisti ofanziv do ta preferonte më shumë Spanjën, për të luajtur në Barcelonë ose Real Madrid.
Sancho është sot njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit evropian. /Gazeta Express/








