Tovërlani ka premtuar punë dhe vetëm punë, për ta rikthyer skuadrën në maje të futbollit kosovar, aty ku sipas Tokit edhe e ka vendin...
Afrim Tovërlani është trajner i ri i Feronikelit. Klubi nga Drenasi ka njoftuar sot se e ka emëruar “Tokin” si trajner të ri, në vend të Agim Sopit, i cili u nda së fundmi me kampionin aktual kosovar, raporton Gazeta Express.
Toki foli për faqen zyrtare për objektivat e klubit duke treguar qartë se momentalisht, Feronikeli ka nevojë për të punuar shumë në mënyrë që të lë prapa rezultatet negative.
"E kam pranuar sfidën për t’u rikthyer në Drenas në një ambient të cilin e njoh shumë mirë, me shpresën se duke i bashkuar forcat do të arrijmë të rikthejmë rezultatet e mira dhe Feronikeli të rikthehet atu ku ka qenë në vitet e fundit", tha Toki për faqen zyrtare të klubit.
"Kam ardhur këtu të punoj më përkushtimin më të madh dhe angazhimin tim për tu sfiduar me punën dhe se bashku në këtë klub të organizuar shpresojë që do të ja arrijmë qëllimit".
Toki është njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në futbollin kosovar. /Gazeta Express/








