Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar ekipin kombëtar të Kosovës për fitoren historike që e regjistroi mbrëmë ndaj Suedisë.
Dardanët triumfuan si udhëtues duke i shtuar dukshëm gjasat për të përfunduar në “play-off” në kualifikimet e Botërorit 2026, shkruan “Gazeta Express”.
“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.
Kosova mori urime të panumërta nga anembanë botës ku ka shqiptarë, ndërsa e vazhdoi suksesin e Kombëtares shqiptare, e cila paraprakisht e regjistroi një tjetër fitore historike, atë ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat identik, 0:1. /Gazeta Express








