Prishtina 01 e ka nisur në mënyrë katastrofale këtë edicion në Ligën e Kampionëve në futsall.
Ekipi kryeqytetas pësoi humbje 19:1 në udhëtim ndaj Sportingut të Lisbonës, shkruan Gazeta Express.
10 gola në pjesën e parë, nëntë në të dytën i realizuan portugezët, duke e demoluar totalisht ekipin prishtinas.
Përveç Sportingut, Prishtina 01 ka në grup edhe Kairat Almatyn dhe Novo Vrijemen.








