Pas humbjes në mesjavë, Prishtina nuk ka arritur të këndellet siç duhet.
Liderja aktuale e Superligës ka barazuar pa gola ndaj Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Përkundër barazimit, Prishtina vazhdon të prijë në renditje me 26 pikë, tri më shumë se Ballkani.
Në anën tjetër, Gjilani mbetet i parafundit me 12 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/








