Klubi i basketbollit Peja ka qenë rival i përhershëm dhe kryesori i Sigal Prishtinës në basketbollin e pasluftës.
Por, Bardhekaltrit e kanë harruar për një moment rivalitetin dhe ua kanë uruar suksesin e fundit rivalëve të tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeqytetasit i uruan Verdhezinjtë për titullin, siç shkruajnë ata, të fituar me meritë dhe me nder, shkruan “Gazeta Express”.
Peja e mposhti Trepçën mbrëmë në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të finales së “play-offit” me rezultat 93:91 pas vazhdimeve për ta rikthyer në Rrafshin e Dukagjinit titullin e shumëpritur prej tyre qe një dekadë.
Ndërsa, prishtinasit ishin eliminuar paraprakisht në gjysmëfinale pikërisht nga finalistja – Trepça. /Gazeta Express/








