Ndotja e ajrit në rajonin e Prishtinës vazhdon të mbetet e lartë. Përveç veturave dhe djegies së thëngjillit, kësaj ndotje në masë të madhe po i kontribuon edhe KEK-u me termocentralet e saj
Prishtina mëngjesin e së premtes duket krejtësisht “mjegull” nga ndotja që shkakton KEK-u, ndërkaq nga IKShP-ja vazhdimisht është bërë thirrje për kujdes nga ajri i ndotur.
Matësi i cilësisë së ajrit pranë Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë në mesditën e sotme ka regjistruar shifrën alarmante 240 të indeksit të cilësisë së ajrit, shifër kjo që tregon se ajri është i pashëndetshëm.










