Prishtina ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme, ka përfunduar bashkëpunimi me futbollistin Gladwin Curiel.
Klubi e falënderon Curiel për profesionalizmin, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit.
Futbollisti iu bashkua Prishtinës gjatë verës nga futbolli holandez, duke treguar korrektësi dhe përkushtim gjatë gjithë periudhës së tij në klub.
“Prishtina i uron Gladwin Curiel shumë suksese në hapin e tij të ardhshëm në karrierë”, ka shkruar Prishtina në “Facebook”./GazetaExpress/








