Policia bën të ditur se në një lokal të masazhit në Prishtinë, të dielën ka ndodhur një grabitje
Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës, ku tre persona kanë bërë të ditur se në lokalin e masazhit kanë hyrë dy të dyshuar të cilët të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur dy telefona dhe 110 euro para të gatshme.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar./Express/.








