Këtë të diel në Prizren te Shatervani do të zhvillohet “Prizren Edition Challenger 3x3”.
Eventi është planifikuar të fillojë nga ora 15:00 me ndeshjen hapëse Bar-Bon-Istogu.
Tetë ekipet që do të marrinë pjesë janë: Bar-Bon, Istogu, Triple Threat, 03shat, Court Rulers, Timeless, Prishtina dhe PR 01.
Krahas ndeshje kualifikuese do të zhvillohet edhe “Celebrity Game”, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Organizatorët kanë premtuar spektakël në Prizren, duke ofruar muzikë, ndeshje atraktive dhe një super atmosferë të krijuar nga të gjithë të pranishmit.
Vendi i parë do të shpërblehet me 500 euro, vendi i dytë me 300 euro, “Dunk Winner” shpërblehet me 100 euro edhe fituesit e “Three Point Winner” do të shpërblehen me 100 euro. /Gazeta Express/









