Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj rivalit lokal, Bashkimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Prince Caffe Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Sezai Surroi”, u mbyll me rezultatin 93:101, shkruan Gazeta Express.
Për skuadrën e drejtuar nga Arbnor Rifati është fitorja e parë këtë sezon, teksa për skuadrën e drejtuar nga Darko Radulovic është humbja e dytë radhazi, krahas një fitoreje.
Wayne Arnold shkëlqeu sonte dhe ishte më meritori në fitoren e Prizrenit. Ai shënoi 33 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Dachon Burke me 21 sosh.
Ndërkaq, te skuadra që sonte ishte në rolin e nikoqirit, u dallua Fahro Alihodzic me 21 pikë.
Në javën e ardhshme, Bashkimi e pret Rahovecin – kurse Ponte Prizreni do të jetë nikoqir i Golden Eagle Yllit. /Gazeta Express/








