Antoine Griezmann nuk e sheh si problem mungesën e golit te kombëtarja franceze.
Vetëm një autogol deri tani në dy takimit e para për “Gjelat”, një nga ofensivat më të rrezikshme në Gjermani, shkruan “Gazeta Express”.
Sulmuesi i Atletico Madrid u shfaq optimist pas barazimit 0-0 përballë Holandës, teksa u shpreh:
“Sigurisht që mund të bënim më mirë, unë i pari. Humba disa mundësi të mira. Më vjen realisht keq.
Në aspektin mbrojtës dhe taktik, ne jemi shfaqur shumë mirë, thjesht na mungoi goli.
Por duhet të qëndrojmë të qetë, golat do të vijnë“, deklaroi një ndër futbollistët më të rëndësishëm tek ekipi i Didier Deschamps./GazetaExpress/








