Kurtesh Sherifi, profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, ka reaguar në emisionin “Kosova Live” në T7 lidhur me rastin e fundit që ka ngjallur debat të madh publik.
Duke folur për barnat që, sipas raportimeve mediatike, janë rekomanduar nga Arianit Sllamniku për t’u përdorur te fëmijët me autizëm, Sherifi ka sqaruar se këto produkte janë barna veterinare dhe përdoren ekskluzivisht për trajtimin e parazitëve te kafshët, kryesisht te qentë dhe macet.
Sipas tij, këto barna nuk kanë asnjë efekt tjetër terapeutik, përveç veprimit kundër parazitëve, dhe nuk janë të destinuara për përdorim te njerëzit, e aq më pak te fëmijët.
Video:








