Prokuroria Speciale nuk kishte ngritur asnjë aktakuzë kundër profilit të lartë për vitin 2019, kjo po shihet si dështim për sistemin e drejtësisë
Viti që lamë pas, përfundoi pa asnjë aktakuzë kundër profilit të lartë .
Krejt kjo pasi, Prokuroria Speciale të mos e ngritë asnjë të këtij lloji.
E kjo gjë po shihet si dështim i sistemit të drejtësisë në Kosovë nga organizatat të cilat merren me monitorimin e punës së sistemit të drejtësisë.
Kështu po vlerëson edhe Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
E mungesa e aktakuzave të profilit të lartë për Artan Demhasaj nga organizata “Çohu”, është tregues se tek sistemi gjyqësor ekziston një kulturë jo ndëshkuese.
Ai thotë se edhe viteve të tjera kur ka pasur aktakuza për rastet e profilit të lartë hetimi dhe gjykimi është tej zgjatur e ne fund janë dhene dënime minimale.
Ndërkaq, Yllka Buzhala nga Lëvizja Fol, thotë, se gjykatat në vendin tonë vazhdojnë të jenë të mbingarkuara më lëndë.
Gjatë vitit 2019, Lëvizja Fol ka bërë edhe monitorimin e publikimit të aktgjykimeve, ku sipas anëtarëve të lëvizjes vitin e fundit ka një shtim të numrit të aktgjykimeve të publikuara.
Megjithatë, gjykatat vazhdojnë të mos i publikojnë aktgjykimet për lëndët e korrupsionit.
E ditë më parë Këshilli Prokurorial i Kosovës në konferencën e fund vitit paparaqitur raportin e punës një vjeçare, ku thuhet se gjatë këtij viti ka zgjidhur 94 përqind të rasteve të pranuara për korrupsion dhe krime.








