Prokuroria Speciale e Policia e Kosovës kanë marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar “Switch Off” në kuadër të një hetimi të koordinuar nga EUROPOL dhe Distriktuale e Republikës së Katanias.
Aksioni është realizuar në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive, që ka çuar në shpëlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe në Kosovë.
Gjatë aksionit është arrestuar një shtetas i Kosovës, me inicialet P.B.
PRSK ka realizuar bastisje në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Cenim i të drejtave të autorit” dhe “Shpëlarja e parave”.
“Operacioni, i zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, dhe Rumani, ka mundësuar eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes një sistemi të sofistikuar informatik – IPTV. Ndërsa, në hetim kanë bashkëpunuar edhe Kandaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara.”
“Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit financiar.”








