Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e saj të Kryesisë
Ky vendim vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend, pas mandatimit të Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së pritet të mbahet në orën 14:00, në selinë qendrore të degës në Prishtinë.








