Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur disa nga anëtarët e partisë, për mbledhjen e Kryesisë në të cilën pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që do t'i dërgohet presidentit
Express mëson se deri më tani, në selinë e VV-së kanë arritur kryeparlamentari Glauk Konjufca, anëtarët e partisë Rexhep Selimi, Arbërie Nagavci, Tinka Kurti, Xhelal Sveçla, Besnik Bislimi dhe Fitore Pacolli.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet presidentit.
Kujtojmë se dje pas takimit Kurti-Thaçi, ky i fundit u ka vënë afat konsultave të tyre.
Në njoftimin e lëshuar për medie, Thaçi ka bërë të ditur se liderit të VV-së i ka dhënë afat 48 orë për nominimin e kryeministrit.
Ndërkaq, Kurti tha pas takimit të shkurtër me presidentin e vendit, se kanë diskutuar për propozimin, e ai ka deklaruar se të njëjtën çështje do ta diskutojnë në kryesinë e partisë, që pastaj të dërgojnë me shkrim propozimin. /Express/








