Kampioni francez PSG ka arritur fitore në xhiron e 11-të në Ligue 1.
Parisienët triumfuan minimalisht 1-0 me golin e shënuar në minutën e katërt shtesë nga Gonçalo Ramos.
Me këtë fitore Parisi shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Monaco.
Ndërkohë Nice mbetet me 17 pikë në pozitën e 8-të.
PSG pas kësaj ndeshje do të përballet me Bayern Munich në fazën e ligës së kampionëve që do të zhvillohet në mesjavë.
/GazetaExpress/








