Neymari është një hap më afër kthimit në Barcelona, pasi që edhe Paris Saint-Germain pret që ai të largohet nga Parc Des Princes gjatë afatit kalimtar të verës dhe ia ka vënë atij çmimin prej 150 milionë eurosh, pëderisa klubi francez s’pranon ta shesë Mbappen.
Ylli brazilian kishte dështuar në tentimet e tij për ta detyruar një transferim te gjiganti katalonas gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, pasi ishte mërzitur nga jeta e tij në kryeqytetin francez, transmeton Gazeta Express.
Por, sipas gazetës spanjolle, Neymari është tani edhe më i bindur për një kthim potencial në Barcelonë, pasi që nuk është aspak i kënaqur nga marrëdhënia e tij me drejtorin sportiv të klubit, Leonardon.
Mundo Deportivo pretendon se marrëdhënia mes tyre tani është në pikën më të tulët dhe se ish-ylli i Santosit do ta përdorë këtë gjë për ta detyruar klubin francez ta kthejë këtë verë në Barcelonë, nga ku u largua në vitin 2017.
Leonardo ka vendosur që Neymarit t’i lejohet largimi nga Paris Saint-Germaini gjatë afatit kalimtar të verës këtë vit, mirëpo Kylian Mbappe s’do të lejohet të largohet.
Ai do të ketë mundësi të largohet për 150 milionë euro këtë verë, shumë kjo e cila mund edhe t’i përshatet klubit katalonas, varësisht nga transferimet e tjera gjatë verës, shkaku se klubi duhet t’i ketë parasysh rregullat e FIFA-s e UEFA-s për shpenzime. /Gazeta Express/








