Kombëtarja e Shqipërisë e ka publikuar formacionin zyrtar para ndeshjes me Jordaninë.
Kjo ndeshje i përket miqësoreve, dhe Sylvinho ka vendosur për disa ndryshime, në krahasim me përballjen me Serbinë.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Mirlind Daku i prin sulmit, teksa nga fillimi e nis edhe Jasit Asani.
Në mesfushë luan edhe Nedim Bajrami, ndërsa në portë është vendosur Dajsinani.
Formacioni i plotë:
Dajsinani; Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Bajrami; Asani, Hoxha, Daku./GazetaExpress/








