Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Mosha e re e popullsisë së Kosovës është resursi i vetëm që mund t'i siguroje zhvillim të qëndrueshëm vendit tonë. Si e tillë, rinia jonë shkollore duhet të jetë mirë e arsimuar në mënyrë që të jetë konkurrente në tregun e punës, brenda dhe jashtë vendit.
Mësimi praktik dhe përdorimi i teknologjive të reja janë domosdoshmëri e kohës dhe adresim adekuat i sfidave me të cilat do të ballafaqohen gjeneratat e ardhshme në tregun global të punës. PBCA do te filloi projektin për pajisjen e shkollave me teknologji të reja, që do të shërbejnë për të ngjallë kureshtjen, kreativitetin dhe idetë e reja tek të rinjtë. Këto pajisje së bashku me zbatimin e një programi të trajnimit për përdorim të këtyre pajisjeve, do të fillojnë një epokë të re për përdorim të dobishëm të TIK në sistemin tonë arsimor.
Krijimi i Qendrave Kreative (QeKr) në shkollat e mesme të Kosovës do të jetë një projekt që do të rezultojë me formësim të ideve kreative në mënyrë që më pastaj nxënësit e trajnuar në këto qendra, të vazhdojnë karrierën e tyre, me një përvojë konkrete për ciklin e formësimit të idesë. Gjithsej në këtë projekt do te marrin pjese 60 shkolla të mesme dhe faza e parë e zbatimit do të përbëhet nga 2 Profesorë dhe një grup prej 15 nxënësish të përzgjedhur nga shkolla.
Trajnimet do të mbahen nga ekspertët dhe ligjëruesit e PBCA që njëkohësisht janë më të mirët në Kosovë, me përvojë profesionale në fushën e TI.
Këto trajnime do të jenë të fokusuara në trendët më të reja të TIK siç janë: Internet of Things, Artificial Intelligence, Blockchain, Virtual Reality, Quantum Computing, LittleBits, Arduino, Raspberry P, 3D Dizajn dhe Printim.









