Qeveria në Detyrë këtë të premte ka ndarë dy milionë euro për Policinë, dhe afër 400 mijë euro për organizatat e dala nga lufta
Ka gjashtë muaj që ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si Kryeministër i Kosovës.
Megjithatë Ramush Haradinaj vazhdon të del në punë.
Qeveria në detyrë që për shef ka Ramush Haradinajn, këtë të martë në mbledhjen e 115 ka qenë dorëlire në ndarjen e parave.
Më shumë se dy milionë euro ia ndau Policisë së Kosovës për kompensimin e orëve shtesë.
E nuk munguan paratë as për Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj ia ndau 81 mijë euro për organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
168 mijë të tjera për Shoqatën e Invalidëve e 141 mijë euro për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.
Parat nuk munguan as për pjesën e vartëseve të tij.
Kështu me propozim të zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj u ndanë rreth 70 mijë për koordinatorin për rini arsim dhe sport.
Në këtë vendim po ashtu është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave për ndërtimin e parkut të biznesit në Polac të Skenderaj.








