Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet të mbahet të hënen do të ndajë 500 mijë euro shpërblim për Kombëtaren e Kosovës.
Kjo pas fitores historike 4:3 ndaj Sllovakisë në ndeshjen e mbrëmshme. Kjo u bë e ditur nga ana e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
”Mirëmëngjes fitues!Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar Murati.
Pas fitores ndaj Sllovakisë, Kosova në finalen e play-offit do të luaj kundër Turqisë.
Ndeshja zhvillohet të martën duke filluar nga ora 20:45.








