Një qytetar i Kosovës është bërë hit në rrjete sociale pasi që gjatë një prononcimi për media, duke komentuar bisedimet LV – LDK për koalicion, ka thënë se të njëjtat janë stërzgjatur, raporton Gazeta Express
I njëjti thotë se kjo punë duhet të lihet me kaq sepse nuk po ka me kë të bisedohet e as kush të pyetet.
“Jo stërgjatë, po bash trunin na e kanë qitë prej vendit, aman hiç, lene ketë punë. Nuk kemi as kënd me e vetë as me kënd me bisedu. Me kënd me bisedu”, thotë ky qytetar e pastaj fishkëllen.
Kjo video është shpërndarë me të madhe në rrjete sociale, ndërsa shumë qytetarë janë pajtuar me reagimin e tij për zgjatje të bisedimeve. /GazetaExpress./








