KB Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.
Bëhet fjalë për Chris Seeley, i cili luan në pozitat 4 dhe 3 - shkruan Gazeta Express.
Seeley është paraqitur në ligën NCAA me kolegjin Domingues Hills - Toros.
Amerikani në sezonin e fundit ka luajtur me statistika prej 14.5 pikëve për ndeshje dhe 7.9 kërcimeve.
Njoftimi i plotë nga KB Rahoveci:
"CHRIS SEELEY – është amerikani i tretë që i bashkohet skuadrës sonë.
Amerikani Seeley është i gjatë 203 cm dhe luan në pozitat 4 dhe 3, ndërsa është paraqitur në ligën NCAA me kolegjin Domingues Hills – Toros të Kalifornisë.
Statistikat të regjistruar në edicionin e fundit të Seeley janë: 14.5 pikë për ndeshje dhe 7.9 kërcime për ndeshje.
Welcome Chris Seeley". /Gazeta Express/








