Sergio Ramos duhet të pensionohet në Real Madrid, sipas ish mesfushorit të Real Madridit Fernando Redondo.
Redondo, dy herë fituesi i Champions League gjatë kohës së luante në Santiago Bernabeu, beson se kapiteni i Madridit ka ende për të dhënë edhe pse muajin e kaluar mbushi 34 vjet.
Kontrata aktuale i skadon Ramosit në vitin 2021, por Redondo do të donte që ta shikojë spanjollin edhe për shumë vite në Madrid.
“Sergio ka edhe shumë për t’i dhënë futbollit”, tha ai për AS.
“Ka fizik dhe është profesionist. Ai do të vendos vet kur t’i jap fund karrierës”.
“Logjikisht, duhet të jetë në Madrid dhe ai duhet të mbetet në klub për gjithçka që përfaqëson”.
Ramos është pjesë e Realit që nga viti 2005.
Ai ka bërë 640 paraqitje, ka shënuar 91 gola. /Gazeta Express/








