Sergio Ramos i është përgjigjur kritikave të Gerard Piques ndaj Real Madridit, duke thënë se do të nënshkruante për ta fituar çdo El Clasico të dobët si kjo, siç kishte sugjeruar mbrojtësi i Barcelonës.
Vinicius Junior dhe Mariano Diaz i shënuan golat e fitores në pjesën e dytë, duke i ndihmuar Madridit ta kalojë Barçën në krye të renditjes tabelore në La Liga, pas triumfit 2: të dielën, transmeton Gazeta Express.
Por paraqitja e Realit nuk e kishte mahnitur Piquen, i cili tha se Madridi i pjesës së parë ishte më i dobët që ai e kishte parë në Santiago Bernabeu.
Kapiteni i Madridit Ramos tha se me kënaqësi do ta fitonte çdo El Clasico duke luajtur në mënyrën siç luajti mbrëmë ekipi i tij.
“Mendimi i secilit duhet të respektohet. Do të nënshkruaja për ta fituar çdo El Clasico duke e luajtur një pjesë të parë aq të dobët siç thotë ai”, tha Ramos.
“Qasja dalloi. Në pjesën e parë e lamë topin, por në pjesën e dytë vendosim ta mbajmë atë. Ata nuk ishin të freskët dhe ne filluam të krijojmë shanse”, shtoi ai. /Gazeta Express/








