Në edicionin festiv të emisionit “Canapé”, që do të transmetohet më 31 dhjetor në ora 18:10 në T7, do të keni mundësinë të ndiqni një intervistë me Ramush dhe Anita Haradinaj.
Nën moderimin e Shpend Lipës, intervista zbulon momente të veçanta nga jeta e çiftit Haradinaj, duke sjellë të qeshura dhe një atmosferë të ngrohtë festive.
Gjatë bisedës, ata kanë treguar për festimin e ndërrimit të viteve dhe kanë ndarë detaje interesante nga përditshmëria dhe kujtimet familjare.
Mos e humbisni këtë edicion festiv të “Canapé” për një fundvit të paharrueshëm! /GazetaExpress/








