Kryeministri në detyrë i Kosovës, ka folur në emisionin Frontal në T7 për rezultatet që Kosova këtë vit pati në rezultatet e testit PISA, raporton Gazeta Express.
Haradinaj ka thënë se rezultati nga testi PISA është zhgënjyes.
“Rezultati i Pisës është zhgënjyes, duhet ta shohim gjendjen në arsim si mungesë të seriozitetit tonë që 20 vjet, nuk është që nuk ka ndodhë një fokusim, po kemi hasë në plot vështirësi”, thotë ai, teksa flet edhe për fajtorin që ka sjellë deri te kjo gjendje.
“Të gjithë kemi faj, qeverisja po se po, ministria po se po, edhe parlamentari edhe mësimdhënësit edhe prindërit, ma së pakti kanë faj fëmijët”, shton ai.
Kryeministri në detyrë ka folur edhe për sindikatën e Arsimit.
“Sindikatat e Arsimit i keni pa në çfarë logjika janë. Janë disa situate të çuditshme në Kosovë. Është një diferencë bukur e madhe, për me arritë këtë nivel është një operacion bukur i madh duhet të gjithë me u kyç, duhet me e gjetë mënyrën me i bë palë. E ka një qeveri që e ka një shumicë solide. Në qeverinë time jemi varë nga mirëkuptimi”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj në T7./GazetaExpress/








