Xavi u diplomua nga akademia e famshme e Barcelonës, La Masia.
Raporti origjinal i skautëve të Barcelonës për Xavi, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, ka dalë në dritë dhe është i mrekullueshëm.
Xavi gëzoi një karrierë ikonike te Barcelona, duke fituar tetë tituj të La Ligës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.
Ai e bëri emrin e tij në akademinë e njohur të klubit përpara se të futej në ekipin e parë, ku luajti 767 ndeshje gjatë 17 viteve të tij të lavdishme në Camp Nou.
Xavi iu bashkua La Masia-s në moshën 11 vjeçare, nga UFB Jabac Terrassa dhe Terrassa FC.
Mesfushori la një përshtypje të fortë që në nivelet e të rinjve, me Cristian Martin që hartoi një raport vlerësimi për të kur ishte 14 vjeç.

Si pjesë e librit të Martin "La Masia: Të zhvillosh njerëz përtej sportit" – nëpërmjet Reddit – u referua pozicionimi legjendar i Xavit dhe pasimet e tij, por gjithashtu u theksuan edhe shumë fusha ku ai kishte nevojë për përmirësim.
Raporti i skautëve të Barcelonës për Xavi
- Vrapimi [forma e përgjithshme]: Vrapon mbi thembra, lëvizjet e tij janë të ngadalta dhe ka vështirësi për të marrë shpejtësi.
- Balanca: Mesatare.
- Koordinimi: I mirë. Lëvizjet e tij janë të sakta, por i mungon shpejtësia.
- Elasticiteti: Mesatar. Ka shumë nevojë të punojë në këtë drejtim.
- Aftësia teknike: E mirë, pa qenë pika e tij më e fortë. Ka mjaft burime teknike për të përfituar nga çdo situatë.
- Kondicioni fizik: I mirë. Ka gjithçka që duhet të ketë një mesfushor i mirë.
- Qëndrueshmëria muskulore: E mirë.
- Shpejtësia: Mesatare. Duhet të përmirësojë shkathtësinë dhe shpejtësinë e lëvizjeve.
- Shpejtësia e nisjes: Mesatare.
- Fuqia shpërthyese: Mesatare.
- Kontrolli i topit: I shkëlqyer. Ai kompenson mungesën e shpejtësisë së lëvizjeve me një kontroll të jashtëzakonshëm të topit.
- Pasimi: Shumë i mirë. Duhet të përmirësojë me këmbën e majtë, por kjo është forca e tij më e madhe në fushë.
- Krosimi: I mirë. Pothuajse kurrë nuk detyrohet të kryejë këtë veprim.
- Gjuajtja: E pranueshme. Duhet ta përmirësojë këtë aftësi për situatat kur sulmon, si Guardiola.
- Vrapimi [me topin]: Shumë i mirë. Ka ndjenjë të mirë për ta mbrojtur topin, pothuajse kurrë nuk e humbet.
- Driblimi: I mirë. Pa qenë aftësia e tij më e fortë, niveli i tij teknik është mbresëlënës.
- Pozicionimi: I shkëlqyer. Pa dyshim cilësia e tij më e madhe. Është gjithmonë aty ku duhet dhe gjithmonë ofron mbështetje dhe opsion për shokët e ekipit.
- Agresiviteti: Mesatar. Stili i tij thellësisht teknik e bën këtë aspekt paksa të vështirë për t’u gjykuar.

Pra, ‘balanca’, ‘elasticiteti’, ‘shpejtësia’, ‘shpejtësia e nisjes’, ‘fuqia shpërthyese’ dhe ‘agresiviteti’ u renditën si ‘mesatare’.
Por raporti i skautëve vlerësonte lart ‘kontrollin e topit’, ‘pasimet’, ‘vrapimin me topin’ dhe ‘pozicionimin’, për të cilat Xavi do të bëhej i njohur gjatë karrierës së tij./GazetaExpress/








