Drejtori i Klinikës Psikiatrike, Faton Kutllovci, ka folur në emisionin Kosova Live të martën, ku ka treguar për rastet e pranuara në klinikë që përfshijnë fëmijë të mitur dhe adoleshentë që kanë konsumuar drogë dhe alkool.
Ai tha se jo gjithmonë këta të rinj paraqiten në gjendje të rëndë apo në gjendje abstinence.
“Jo gjithmonë vijnë në gjendje të keqe ose në gjendje abstinence, por ka raste kur kanë ardhur në momentin kur prindërit kanë qenë në dijeni dhe të informuar se fëmijët e tyre po abuzojnë. Me insistimin e tyre, ata kanë kërkuar ndihmë në klinikën tonë.”
Sipas Kutllovcit, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për fëmijë që vijnë nga familje me probleme ndërpersonale, prindër të divorcuar, si dhe raste kur fëmijët kanë probleme në shkollë ose janë përjashtuar nga procesi mësimor.
Për më shume detaje:








