Endri Çekiçi, talenti shqiptar që luan për Olimpijan e Ljubljanës, ka shpreson të ketë diçka të vërtetë në thashethemet që e lidhin me Arsenalin.
Media sllovene “24ur”, është duke raportuar se “Topçinjtë” e kanë ndjekur me vëmendje mesfushorin me tipare sulmuese shqiptar.
23-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit slloven dhe të Olimpijas së Ljubljanës në dy sezonet e fundit teksa ka arritur të realizojë plot 15 gola në 30 ndeshje ndërsa këtë sezon ka regjistruar dhe 7 asiste.
Në një intervistë për ‘Fan Zone’, Endri Çekiçi zbuloi se janë duke i pëlqyer këto thashetheme që e lidhin me Arsenalin.
“Kam folur me menaxherin, janë vetëm zëra, nuk mund të them më shumë për këtë temë, jam më pak i informuari”, tha ai.
“Do të doja shumë të ishte e vërtetë, e shpresoj shumë. Momentalisht jam i fokusuar tek Olimpia e dua ta mbyllë sa më mirë sezonin, pastaj ne verë besoj se do të ndryshoj klub. Shpresoj shumë shpejt të jem edhe në Kombëtaren”. /Gazeta Express/








