Lidhur me ngjarjen e fundit në basketbollin kosovar ka reaguar edhe lojtari i Prishtinës, Dardan Berisha.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, KB Prishtina sot ka hedhur dyshime se gjyqtarët grekë, të caktuar për ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Trepçës, janë parë duke pranuar ryshfet për të favorizuar mitrovicasit.
Ndërkohë, Berisha shkroi se kjo është e papranueshme dhe e turpshme.
"E papranueshme... turp!", shkroi Berisha në profilin e tij në Facebook.








