Novak Djokovic i është përgjigjur ashpër kritikave të rivalit të vet, Rafael Nadal, pasi spanjolli kishte thënë se tenisti serb është i obsesionuar pas thyerjes së rekordeve.
Para turneut të Barcelonës, Nadal theksoi se Djokovici nuk mund të mendojë për asgjë tjetër përveç se ta fusë veten në librat e rekordeve në tenis, transmeton Gazeta Express.
17 herë fituesi i grand slameve, Djokovic, i cili është në ndjekje të rekordit të Roger Federer dhe Rafael Nadal prej 20 grand slemeve, ishte i shpejtë në reagimin e tij ndaj spanjollit.
“Nuk mund të flas në emirin të tij, nuk e di sesi mendon ai, por ai ka të drejtë ta thotë mendimin e vet; pra se si më sheh mua në lidhje me rekordet, etj”, tha Djokovic.
“Personalisht, nuk mendoj se jam i obsesionuar me asgjë në jetë; ajo që ndiej është pasion dhe dëshirë e madhe. Mbase dikush nuk mund të thotë diçka e pastaj ta mbajë fjalën, por për mua nuk ka qenë kurrë e vështirë ta them”, shtoi ai. /Gazeta Express/








